Lidia e vogël, vajza e Karolinës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopulos nuk do të mbajë mbiemrin e të atit. Gjyshi i të voglës, Dejvid Crouch tha se këtë gjë e kishte menduar që në fillim, pasi përcolli të bijën në banesën e fundit.
Ai shtoi se një gjë të tillë e pranon dhe ligji grek, duke shtuar se e vogla do të marrë ose mbiemrin e nënës së saj ose atë të burrit të tezes së saj dhe motrës së Karolinës.
“Ligji në Greqi është i qartë rreth arsyeve të mundshme se pse një person mund të ndryshojë emrin e tij. Nuk është vendosur ende nëse do të marrë emrin e nënës apo të burrit të motrës. Do të ishte e papranueshme që Lidia të mbante mbiemrin e njeriut që vrau nënën e saj. Karolina kishte shtetësi britanike dhe filipinase. Lidia do të jetë në gjendje të aplikojë për shtetësi të dyfishtë dhe kur të ketë pasaportën e saj do të jetë në gjendje të udhëtojë më lehtë,” shtoi babai i Karolinës.
Më herët babai i Karolinës, deklaroi se shkak për vrasjen e vajzës së tij ishte bërë lidhja që Babis kishte me mafian, pasi i transportonte drogë me avionin e tij. Sipas babait, qëndron në faktin që Babis i tha bandës që nuk i jep leje bashkëshortja.
Në momentin që banda e drogës mori vesh që bashkëshortja e tij e dinte çfarë do bënin dhe mund t’ia thoshte dikujt, e vunë Babisin përpara zgjedhjes “ose do e vrasim ne ose ti”. Ai thotë që Babis nuk e kishte lënë në dorën e mafias, kështu që në fund e vrau vetë.