Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Veliaj tha se ka pasur disa problem në disa qendra votimi për shkak të mos funksionimit të identifikimit elektronik, por shtoi se shpreson që kjo të mos dekurajojë votuesit.
“Kemi pasur disa avari. KQZ e ka të pamundur identifikimin elektronik dhe më vjen mirë që prevaloi e drejta, për të votuar në mënyrë manuale. Ata që nuk kanë mundur të votojnë të rikthehen në qendrat e votimit ata që u dekurajuan nga ajo lemzë e mëngjesit tani u rikthye në normalitet. Janë fatet e qytetit në 4 vitet e ardhshme. Është e rëndësishme që secili të dëgjohet. I uroj kandidatëve të tjerë shëndet, nesër rikthehemi në normalitet.
Ka qenë një nga fushatat më të qeta, ndaj lusim të gjithë që janë në krye të procesit të vazhdojnë me qetësi dhe të dalim faqebardhë. Këto muhabetet me Iranin pyesni kitaristin e famshëm. Ftesën e kemi për të gjithë që të dalin dhe të votojnë.
Isha shume i mërzitur në mëngjes ku në qendra kishte pensionistë, që dalin të parët në votime, u dekurajuan. Por inkurajoj të gjithë të dalin të votojnë është zhbllokuar çdo ngërç. Të rikuperojmë në orët e ditës ngërçin e mëngjesit” , tha Veliaj.