Luigj Gjoka, kryetari i grupit të “Rithemelimit” të PD-së në Shënkoll njoftoi sot dorëheqjen. Kjo sepse njësia e tij pas 30 vitesh ka humbur për herë të parë.
Kaq ka mjaftuar për të nisur përçarjen edhe Brenda vetë Rithemelimit.
Gjoka kërkoi dorëheqjen edhe Sali Berishës, i cili sipas tij, ka përgjegjësi për humbjen, së bashku me degën e PD-së në Lezhë.
“Jap dorëheqjen e parevokueshme për shkak të rezultatit që ka dalë në Shënkoll. Është ushtruar një presion i jashtëzakonshëm nga shteti dhe Rama. Nuk e prisnim këtë rezultat se në Shënkoll kemi dalë me 1000 vota para PS-së. Sot kemi dalë me humbje. Berisha ka përgjegjësi së bashku me degën e PD-së Lezhë. Ka nevojë për rishikim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjithë drejtuesit e PD-së Lezhë.”, u shpreh Gjoka.