Për fat të mirë, ngadalësimi i rritjes së çmimeve në treg po vijon.
INSTAT ka bërë me dije se inflacioni nga 7.4% në dhjetor, në janar zbriti në vlerën 7.2%. Nga sa mësohet kjo është ulja e tretë radhazi, duke rregulluar pasojat që solli lufta në Ukrainë.
Inflacioni arriti vlerën rekordin prej 8.3% në muajin tetor, e shënuar për herë të fundit në Shqipëri në vitin 1998.
Krahasuar me janarin e viti 2022 rritja më e madhe e çmimeve ka ndodhur te ushqimet dhe pijet alkoolike me 13.3%, ku rritjen më të madhe në këtë grup e kanë shënuar çmimet e bulmetit dhe vezët.