Gjashtë javë pas shpërthimit fatal, vullkani Marapi në Indonezi është riaktivizuar duke patur një shpërthim të dytë. Ky vullkan në provincën e Sumatrës Perëndimore shpërtheu të paktën dy herë të dielën, ndaj u kërkua dhe evakuuimi i menjëhershëm i njerëzve brenda 4.5 km nga qendra e shpërthimit.
Në dhjetor u raportuan 20 viktima nga shpërthimi i parë. Mali Marapi është një ndër vullkanet më aktive në Indonezi dhe gjendet në pozicion gjeografik në Unazën e Zjarrit të Paqësorit me 127 vullkane aktive.
Ai ka shpërthyer 11 herë në fillim të shekullit të 21-të, me ngjarjen më vdekjeprurëse, ku 60 persona humbën jetën në 1979.