Turqia po jeton makthe pas tërmetit vdekjeprurës 7.7 Rihter, i cili përveç qindra jetëve të humbura, ka shkatërruar mijëra ndërtesa. Mes tyre Kalaja e Gaziantepit, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që u dëmtua rëndë.
“Disa nga bastionet në pjesët lindore, jugore dhe juglindore të kështjellës historike në rrethin qendror të Sahinbay u shkatërruan nga tërmeti dhe mbeturinat u shpërndanë në rrugë. Kangjellat prej hekuri rreth kalasë ishin të shpërndara në trotuaret. U shemb edhe muri mbajtës pranë kalasë. Në disa bastione janë vërejtur çarje të mëdha“, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.
Kupola dhe muri lindor i Xhamisë historike Sirvani, e cila ndodhet pranë kështjellës dhe thuhet se është ndërtuar në shekullin e 17-të , gjithashtu u shemb pjesërisht.
Sipas gërmimeve arkeologjike, kalaja u ndërtua për herë të parë si një vend vëzhgimi dhe u zgjerua gjatë periudhës romake në shekullin II-IV pas Krishtit.