Të paktën 30 persona janë plagosur në qytetin Viterbo, në qendër të Italisë pas një shpërthimi në një qendër refugjatësh. Njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa mësohet se të plagosurit janë transportuar në spitale ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Mes të lënduarve ka edhe disa fëmijë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit si dhe tre helikopterë për të transportuar me shpejtësi të plagosurit.
Si pasojë e flakëve, godina e përdorur për të akomoduar familjet, është shkatërruar plotësisht. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin por dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi.
#Viterbo, esplosione e parziale crollo alle 23:45 di ieri in una struttura di accoglienza a S.Lorenzo Nuovo, causa probabile una fuga gas: 31 le persone ferite. Esclusa dai #vigilidelfuoco, anche con squadre USAR e cinofili, la presenza di ulteriori persone coinvolte#11novembre pic.twitter.com/8NEJuuPqyI
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) November 11, 2023