Në Formula 1 për pak sa nuk është regjistruar tragjedia.
Bëhet fjalë në garën e Azerbajxhanit, kur Esteban Ocon hyri në xhiron e fundit për një pit-stop.
Një vendim i tillë, për të ndërruar gomat në xhiron e fundit ishte krejtësisht e papritur për këdo. Nisur nga kjo, fotografët kishin hyrë në pistë për të kapur momentin final, mirëpo në ato momente vjen Ocon, i cili po lëvizte me 150 km/h.
Për fat të mirë, Ocon arriti të manovronte mjaft mirë dhe të frenonte në kohë, pasi në të kundërtën do kishte ndodhur tragjedia.
The onboard footage from Esteban Ocon’s near miss in the pitlane 😳 pic.twitter.com/OqyKq79nFj
— ESPN F1 (@ESPNF1) April 30, 2023