Policia belge ka qëlluar për vdekje autorin e vrasjes së dy tifozëve suedezë teksa ndodheshin në një taksi. Ngjarja e rëndë ndodhi disa minuta përpara fillimit të ndeshjes Belgjikë-Suedi të vlefshme për Euro 2024.
45-vjeçari Abdesalem Lassoued ishte ulur në një kafene në Schaerbeek kur policia shkoi për ta neutralizuar, por ai sapo ka vënë re prezencën e forcave policore, ka qëlluar me armë zjarri dhe është qëlluar për vdekje nga begët.
Atij iu gjet arma e përdorur në vrasjen e dy tifozëve suedezë. Në internet u shfaqën video ku banorët vendas kanë filmuar autorin e masakrës i cili lëvizte i lirë në rrugët e qytetit.
45-vjeçari Abdesalem Lassoued deklaroi se ishte pjesë e ISIS.
❗️ The Brussels shooter, who killed two Swedish citizens, was shot dead in a cafe
This was reported by Belgian media. 45-year-old Abdesalem Lassoued (that is the name of the criminal) was sitting in a cafe in Schaerbeek when the police came there – the man began to resist and… pic.twitter.com/6kbyAyYjnv
— NEXTA (@nexta_tv) October 17, 2023