Një përplasje masive dhe e frikshme ka ndodhur në Tour de Bretagne në Francë, duke sjellë anulimin e fazës së gjashtë të këtij turi në çiklizëm. Në një rrugë të ngushtë dhe me baltë, më shumë se 50 çiklistë janë përfshirë në një incident që përfundoi me katër prej tyre në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.
Pas incidentit masiv, organizatorët anuluan garën pasi nuk mund të sigurohej shëndeti i plotë i sportistëve edhe pse mobilizimi i autoambulancave nuk mungoi. Tour de Bretagne do të rifillojë sot, për fazën e 7-të dhe të fundit nga Pire-Chance/Le Chateau des Peres drejt Chateaugiron (163.5 km).