Një tmerr të vërtetë kanë përjetuar pasagjerët në fluturimin nga Larnaka e Qipros për në Mançester të Britanisë së Madhe.
Protagoniste e trazirave është bërë një grua, e cila u zhvesh lakurqi dhe nisi të vraponte në bordin e avionit, duke thirrur me zë të lartë: “Allahu Akbar”.
Sipas mediave vendase, gruaja ka tentuar të hyjë në kabinë, por është ndaluar nga një pasagjer tjetër.
Phillip O’Brien ishte në aeroplan me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes së tij, duke përfshirë gruan dhe tre fëmijët, nga tetë deri në 14 vjeç. 35-vjeçari, i cili si adoleshent kishte punuar si roje sigurie ndërhyri menjëherë për të neutralizuar gruan.
“Kur ajo u drejtua për në kabinën e pilotit, unë mora iniciativën, e shtyva në tokë dhe në atë moment piloti bëri një ulje emergjente në Paris”, tha ai pas ngjarjes.
Gruaja la të kuptohet se kishte eksploziv me vete në aeroplan dhe gjithashtu pyeti fëmijët me të cilët ishte nëse ishin “gati të vdisnin”.
Ajo gjithashtu u tha pasagjerëve dhe stafit të tmerruar se prindërit e saj ishin anëtarë të organizatës terroriste ISIS.
Fluturimi përfundimisht u drejtua për në aeroportin Charles De Gaulle në Paris të martën herët në mëngjes për të zbritur gruan 30-vjeçare.
https://www.youtube.com/watch?v=vLfqbFnMQ8Q&ab_channel=TigTagVision