Një veprim tronditës i kryer nga një grua në drejtim të një burri është filmuar nga kamerat e CCTV. Ngjarja ka ndodhur në Kaliforni dhe 48-vjeçarja Patricia Castillo, e lyen me benzinë një burrë në një park dhe i vë flakën duke i hedhur një çakmak.
Ajo u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e saj 43-vjeçar, Leonard Hawkins, i cili akuzohet se i kishte siguruar benzinën. Oficerët e Departamentit të Policisë Sanger u thirrën në park dhe e gjetën burrin me djegie të rënda në gjysmën e sipërme të trupit.
Në videon e sulmit, Castillo mund të shihet teksa i afrohet burrit ndërsa ai tenton ta shmangë dhe më pas hedh benzinë mbi të. Dyshja më pas shihen duke debatuar, me Castillo që shihet duke nxjerrë një çakmak nga xhepi.
Burri shihet duke u larguar prej saj, por pak çaste më vonë Castillo e vendos çakmakun pranë këmishës së tij dhe ai përfshihet menjëherë nga flakët. Është e paqartë nëse Castillo e njihte apo jo viktimën e ngjarjes së rëndë.