Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Armeni. Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar brenda një qendre tregtare në kryeqytetin armen, Yerevan.
Sipas raportimeve të para, një person ka vdekur ndërsa 20 të tjerë janë plagosur. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur brenda një magazine fishekzjarrësh dhe lëndësh të tjera piroteknike.
Kjo ka shkatërruar magazinën dhe një pjesë të godinës. Kryebashkiaku i qytetit, në një prononcim për mediat u shpreh se nuk dihet ende se sa persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
Qendra tregtare ndodhet rreth 2 kilometra larg qendrës së qytetit.
An explosion at a market in the Armenian capital #Yerevan sparks a fire and leaves victims
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) August 14, 2022