Anulohet ndeshja Skënderbeu-Dinamo e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës. Shkak i anulimit mësohet të jenë bërë reshje të dendura të dëborës dhe pamundësia për të pastruar fushën. Moti ka anuluar edhe ndeshjen Kastrioti-Bylis që do luhej sot në qytetin e Fushë-Krujës.
Kanë qenë vëzhguesit e ndeshjes si dhe delegati të cilët pasi kanë komunikuar me zyrtarët e sektorit të garave kanë vendosur që ndeshja të mos luhet ditën e sotme por një ditë tjetër.
Do të jetë departamenti i Garave në FSHF që pritet të përcaktojë datat se kur do të luhen ndeshjet Skënderbeu-Dinamo dhe Kastrioti-Bylis.