Një person i armatosur ka vrarë tre persona dhe ka plagosur disa të tjerë, tre prej tyre në gjendje kritike, në një nga qendrat tregtare më të mëdha të Danimarkës.
Një 22-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për sulmin që shkaktoi panik mes blerësve në qendrën tregtare Field në jug të Kopenhagës.
Shefi i policisë, Soeren Thomassen theksoi se motivi ishte i paqartë dhe ai nuk mund të përjashtonte një “akt terrorizmi”. Ndërsa kryeministrja Mette Frederiksen tha se Danimarka kishte pësuar një sulm mizor.
Duke dërguar ngushëllime për ata që kishin humbur të dashurit, ajo tha se dëshironte të inkurajonte danezët të qëndrojnë së bashku dhe të mbështesin njëri-tjetrin në këtë kohë të vështirë.
Ndërkohë janë shfaqur disa pamje që thuhet se tregojnë momentin kur një person i armatosur “shëtiste” nëpër qendrën tregtare në Danimarkë me një pushkë të vendosur mbi supe para se të vriste kalimtarët e pafajshëm në një akt tronditës.