Dy slita rrëshqitëse janë përplasur sot në një park gjigant argëtimi në qytetin jugor të Gjermanisë, Gunzburg, duke lënë të plagosur të paktën 31 persona .
Sipas raportimeve, slita e parë u ndal në mënyrë të menjëhershme dhe e dyta pas saj vinte me shpejtësi, duke u përplasur fuqishëm me të.
Zjarrfikësit, ambulancat dhe tre helikopterë u gjendën brenda pak minutash në parkun “Legoland”. Të plagosurit janë dhjetë fëmijë, një adoleshent dhe 20 të rritur.
Germany hours ago;
31 injured, one in critical condition, in an accident on a roller coaster at Legoland in Günzburg, Swabia – police said on Thursday
Bei einem Unfall auf einer Achterbahn im Legoland im schwäbischen Günzburg sind 31 Menschen verletzt worden, einer davon schwer pic.twitter.com/uS53pCXR10
— @KassMedefer (@KMedefer) August 11, 2022
Sipas Kryqit të Kuq të Bavarisë (BRK), një pasagjer madje është në rrezik serioz për jetën pasi ka marrë plagë në zonën e kraharorit. Edhe 15 persona të tjerë u plagosën aq rëndë sa u dërguan në spital për trajtim të specializuar.
“I vetmi tren që ndaloi siç duhet nuk ndaloi në zonën e stacionit ku njerëzit normalisht hipnin apo zbrisnin, por pak a shumë në katin e parë, si të thuash, dhe si rrjedhojë treni i dytë u ngjit nga pas. Fat i madh është që treni nuk doli nga shinat dhe asnjë person nuk ra nga lartësia”, tha zëdhënësi i policisë Geissler.
Parku argëtues fillimisht mbeti i hapur pavarësisht aksidentit, madje shumë vizitorë as që ishin në dijeni të aksidentit.
Im Freizeitpark #Legoland in #Günzburg ist es zu einem Unfall auf der #Achterbahn "Feuerdrache" gekommen. Dabei sind 31 Menschen verletzt worden. Die Unfallursache ist noch unklar. pic.twitter.com/0HsQGHXsKv
— BR24 (@BR24) August 11, 2022
Një baba që ndodhej në parkun argëtues në momentin e aksidentit tha për mediat se “ne nuk vumë re asgjë, por morëm një e-mail që na pyeste nëse ishim të përfshirë në ngjarje”.
Një familje nga Bambergu në Frankoninë e Epërme u informua gjithashtu nga miq të shqetësuar që kishin dëgjuar për aksidentin nga media. “Ne e morëm vesh vetëm kur na thirrën për të parë nëse ishim mirë. Nuk pamë asgjë, ishim në anën tjetër”.
Ka pasur ndalim për hyrjen e gazetarëve dhe aksidenti mund të raportohej vetëm nga larg. Javën e kaluar, një grua 57-vjeçare vdiq pasi u rrëzua nga një slitë në Kloten, Gjermania jugperëndimore.