Një grua e cila ndodhej në pjesën e pasme të makinës së policisë pasi ishte arrestuar, arriti të hiqte prangat. Ajo mori një automatik AR-15 dhe qëlloi dy policë duke i lënë të plagosur.
Oficerët u thirrën në Blanchard, Oklahoma për një kontroll. Policët vendosën se duhet ta shoqëronin gruan në komisariat.
Kamerat e sigurisë të instaluara brenda makinës së policisë kanë kapur momentin kur ajo liron prangat. Kamera ka filmuar gjithashtu edhe momentin kur oficerët e policisë qëllohen.
Oficerët menjëherë dëgjohen që kërkojnë përforcime duke thënë: Jemi qëlluar. Ajo qëlloi 10 herë sipas dëshmive të policëve.