Nuk mund të shkonte më keq se aq nisja e sezonit futbollistik për mbrojtësin e Everton, Ben Godfrey. Lojtari anglez la fushën pas 18 minutash lojë ndaj Chelseat për shkak të një dëmtimi horror, teksa këtë të hënë fjalën e vet e kanë thënë ekzaminimet mjekësore.
Në bazë të asaj që thuhet, Godrey do nuk do mund të kontribojë për Everton në 3 muajt e radhës. Trajneri Lampard merr kështu lajmin e keq dhe duhet të mendojë për zëvendësuesin.
Klubi nga Liverpool synon që të hedhë pas shpine sezonin e dobët 2021/2022.
Looks a nasty injury for Godfrey🤕 #EveChe pic.twitter.com/iZccSFvO0I
— Connor Reed (@connorreeddx) August 6, 2022