Një çift në Meksikë kanë pasur një fat tragjik. Ato janë djegur brenda balonës me të cilën po bënin një udhëtim së bashku me vajzën e tyre.
Kjo e fundit ka arritur të shpëtojë, por çifti jo. Momenti i trishtë është kapur nga kamerat e banorëve. Viktimat janë identifikuar si Jose Nolasco, 50 vjeç, Viridiana Beckeril, 38 vjeç. Ato ishin me origjinë nga qyteti Cauhimalpa de Morelos dhe ishin me pushime. Vajza ka pësuar një frakturë në krah dhe djegie të shkallës së dytë.
Mbetet e paqartë nëse piloti ishte në bordin e balonës apo jo.
Pak para fillimit të atij që doli të ishte fluturimi fatkeq, familja kishte postuar selfie në rrjetet sociale.