Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një avion humbi kontrollin dhe u përplas në një autostradë në Malajzi. Ngjarja ka ndodhur në veri të Kuala Lumpur.
Avioni kishte 8 persona në bord, 6 pasagjerë dhe dy persona të ekuipazhit të fluturimit. Gjatë rënies në autostradë, avioni u përplas me një makinë dhe një motoçikletë ku humbën jetën të dy drejtuesit e mjeteve.