Një person u vra dhe 12 të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas me një mur në Fifth Avenue në Seattle të shtunën pasdite. Një automjet u përplas me autobusin dhe më pas autobusi përplasi një grua që ishte jashtë ndërtesës, sipas Departamentit të Policisë së Seattle.
Departamenti i Zjarrfikësve të Seattle tha se gruaja u vra dhe drejtuesi i mjetit një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. 12 të tjerë janë plagosur lehtë. Tetë pasagjerë në autobus u dërguan në Qendrën Mjekësore Harborview, tha zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Seattle, David Kerpo.
Dëshmitarët u shprehën se shoferi i automjetit lëvizte në drejtim të jugut në Fifth Avenue dhe autobusi i Metro ishte nisur për në drejtim të lindjes në Battery Street rreth orës 3:30 pasdite kur ata u përplasën.
Fatal Bus Crash in Seattle’s Belltown Leaves One Dead and Dozens Injured.#USA #Accident #Seattle #Fatal #Safety pic.twitter.com/HNdhCTDyTF
— Bijay Laxmi (@BijayLaxmiC) November 5, 2023