Një situatë e pazakontë është regjistruar në Ukrainë. Një prift i Kishës Ortodokse në Patriarkanën e Moskës ka dhunuar një ushtar ukrainas. Fakti që ky i fundit ka shkuar në Kishë, është marrë si provokim nga priftërinjtë, që veprojnë si të pavarur në Ukrainë. Prifti është parë i zemëruar teksa qëllon me grushte dhe shqelma ushtarin ukrainas. Thuhet se pyetja që bëri i riu kur hyri në kishë, duke provokuar një shpërthim të dhunshëm nga prifti dhe nga besimtarët, ishte kjo: “Edhe sa njerëz duhen vrarë që të mos shkojnë më në Patriarkanën e Moskës?
Pas pushtimit të Ukrainës nga ushtria e Rusisë, Volodomir Zelenski ka denoncuar vazhdimisht se Kisha Ortodokse e Ukrainës nën patriarkatin e Moskës është plot me “spiunë”. Kohët e fundit, Kievi njoftoi se po dëbonte Kishën Ortodokse jo-autocefale të Ukrainës nga Manastiri i Shpellës Lavra i Kievit me famë botërore dhe tensionet janë rritur.
Ukrainian media published a video from Khmelnytskyi, where there was a conflict between a serviceman and a UOC MP priest in a church.
The reason for the scuffle was the soldier’s question: “How many people have to die before you stop coming here?” pic.twitter.com/hdKq0gbdHw
— NEXTA (@nexta_tv) April 2, 2023