Një vit më parë, Rusia filloi një pushtim të plotë të fqinjit të saj Ukrainë, duke shkaktuar luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Që atëherë, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur, qytete të tëra janë shkatërruar dhe miliona janë larguar nga vendi. Nëpërmjet një postimi në Twitter presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehet se ishte një vit tragjik por që në fund fitorja do të shënohet nga Ukraina.
“Më 24 shkurt, miliona prej nesh bënë një zgjedhje. Jo një flamur i bardhë, por ai kaltër e verdhë. Jo duke ikur, por duke u përballur. Duke rezistuar dhe luftuar. Ishte një vit dhimbjesh, pikëllimi, besimi dhe bashkimi. Dhe këtë vit, ne mbetëm të pathyeshëm. E dimë që viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë!,” shprehet Zelensky.
Ky është mesazhi sfidues i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, në të cilin ai thotë se ky është “viti i pathyeshmërisë, vit i furishëm’.
On February 24, millions of us made a choice. Not a white flag, but the blue and yellow one. Not fleeing, but facing. Resisting & fighting.
It was a year of pain, sorrow, faith, and unity. And this year, we remained invincible. We know that 2023 will be the year of our victory! pic.twitter.com/oInWvssjOI
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2023