Është vetëvrarë autori i masakrës në Los Anxhelos që ndodhi ditën e djeshme. Autori vrau 10 persona dhe plagosi 10 të tjerë.
Incidenti ndodhi në Monterey Park, që ndodhet rreth 13 km në lindje të Los Anxhelosit. Mijëra njerëz ishin mbledhur në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monterey Park. Videot në rrjetet sociale treguan një prani të madhe policie në zonë. Festivali vjetor i Vitit të Ri Hënor është një ngjarje që ka tërhequr më parë turma prej më shumë se 100 mijë vizitorësh.