Janë dashur vetëm dy raunde që Muhamet Qamili të fitojë sfidën përballë kundërshtarit të tij në “Air Albania”
Një gjest antisportiv i kundërshtarit ka bërë që në raundin e dytë të ndërpritet ndeshja, dhe arbitri t’i japë fitoren Qamilit.
Ndërsa për boksierin shqiptar Amarildo Vraja nuk ka shkuar mirë ndeshja. Boskieri shqiptar ka rënë pa ndjenja për tokë që në raundin e parë.
Kundërshtari e ka hedhur KO brenda pak sekondash.
Ndërkohë që pas pak në ring zbret kampioni Florian Marku.