Sulmuesi francez Hugo Ekitike u transferua me shumë bujë në “Parc des Princes”, si i huazuar te kampionët e Ligue 1. Ekitike u pagua 30 milionë euro për kartonin e tij por gjërat s’kanë shkuar siç duhet.
21-vjeçari ka luajtur vetëm 9 minuta në fushën e blertë këtë sezon, teksa në përballjet e tjera, nuk është ulur as në stolin e rezervave, nga Luis Enrique.
Kjo bën që lojtari të nisë një “aventurë” të re diku tjetër dhe përflitet se në lojë ka hyrë Juventus. “Zonj e Vjetër” e pëlqen stlilin e Ekitike dhe kërkon ta afrojë francezin në skuadër.