Maks Verstappen vazhdon sezonin e tij fantastik duke fituar Garën Sprint të Çmimit të Madh të Belgjikës.
Në mini-garën prej 100 km, të reduktuar nga 15 në 11 xhiro për shkak të shiut dhe me nisjen pas Makinës së Sigurisë, kampioni holandez, e fitoi duelin ndaj makinës McLaren-it të Oscar Piastrit që ëndërronte një triumf surprizues.
Gasli me makinën e tij Alpin plotësoi podiumiun, ndërsa shtatë herë kampioni i botës Ljuis Hemilton i penalizuar, ia la vendin e katërt Karlo Sainz, e pas tij doli piloti tjetër i Ferratit Sharls Leklert. Për britanikun vetëm vendi i shtatë.
Pavarësisht shiut të madh, piloti i Red Bull bëri një garë të madhe dhe tregoi se ai në këtë botëror të Formula 1 nuk ka as rivalë.
Shoku i ekipit, që gjithashtu lufton për titullin kampion, Serxho Perez u detyrua që të braktiste garën sprint, pas një aksidenti në pistë.
Verstappen shkon në kuotën e 118 pikëve në renditjen e përgjithshme të pilotëve të Formula 1.