Papa Françesku ka thyer traditën duke u dhënë grave të drejtën e votës në një takim të rëndësishëm global të peshkopëve që do të mbahet në tetor. Ky është një vendim historik.
Sipas rregullave të reja të njoftuara, pesë murgesha do të kenë të drejtën e votës në Sinodin e Peshkopëve, i cili është një organ këshillimor papnor. Në të kaluarën, gratë lejoheshin të ndiqnin sesionin për të ndjekur procedimet, por pa votuar.
Megjithatë, burrat do të kenë ende një shumicë votash në sesion.
Përveç kësaj, Papa Françesku njoftoi se të drejtat e votimit do të zgjerohen edhe në 70 anëtarë jo-kishtare të komunitetit fetar, duke e hapur takimin përtej hierarkisë së rreptë kishtare. Papa, i cili është cilësuar si reformator, tha se shpresonte se gjysma e anëtarëve jo-kishtarë do të ishin gra ndërsa theksonte në pjesëmarrjen e të rinjve.