Ishulli finlandez i Ulko-Tammio u kërkon turistëve të mos i përdorin telefonat. I ndodhur në brigjet e Hamina në rajonin Kotka-Hamina, është një nga 100 ishujt e vendosur në Parkun Kombëtar të Gjirit Lindor të Finlandës.
“Ne inkurajojmë vizitorët që t’i lënë vullnetarisht telefonat e tyre dhe t’i përqendrojnë shqisat e tyre në natyrë dhe jo në telefonat e tyre,” tha Joel Heino, menaxheri i menaxhimit të vizitorëve në Parks & Wildlife Finland.
Sipas tij, qëllimi është t’i nxisin turistët të shijojnë më shumë ishujt, se sa ekranet e telefonave.