Shqipëria ka siguruar një vend në vazon e dytë për shorteun e grupeve të Euro 2024, pas grumbullimit të 15 pikëve në fazën kualifikuese, ku kryesoi Grupin E.
Në vazon 1, kuqezinjtë do të kenë kundërshtarë një nga kombëtaret e mëdha si: Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Kombëtarja shmang përballjet me Hungarinë, Danimarkën, Austrinë.
Kroacia, Zvicra, Turqia dhe Rumania garojnë për dy vendet e mbetura, që pritet të shpallen sot. Ndërsa në vazon 3 janë Skocia, Sllovenia, Slovakia, Çekia dhe Holanda.