Burpees janë një ushtrim që i i përfshin të gjitha, sepse ndihmon në forcimin e çdo grupi të madh muskulor të trupit: këmbët, vitheve, shpinës, absit, shpatullave.
Bëj sa të mundesh për pesë minuta. Ushtrimi kryhet si më poshtë: shtypni me forcë pëllëmbët në dysheme dhe jepini këmbëve tuaja një shtytje prapa (pozicioni i pushups). Ulni kraharorin drejt dyshemesë dhe kërceni, duke i çuar këmbët përpara përsëri. Ngrihuni duke kërcyer. (Shih figurën)
Bëj sa më shumë Burpees që të mundesh për pesë minuta dhe pak nga pak më shumë se dhjetë minuta. Midis njëra tjetrës mund të bëni disa pushime, gjithmonë sipas gjendjes suaj fizike, por edhe se si ndiheni në atë kohë.
Në krahasim me ushtrimet e tjera të rezistencës (sepse ajo është në thelb një ushtrim me peshë trupore) me burpes djeg tre herë më shumë kalori. Sipas një hulumtimi në Journal of Strength & Conditioning Research, duket se gjatë ekzekutimit të tyre ne djegim pothuajse dhjetë kalori (9,6) në minutë.
Për shkak të kërcimeve dhe ndenjëses së thellë, ushtrimet nuk rekomandohen kur ka një problem me kyçet, veçanërisht në shpatullat dhe gjunjët.