Afganët që jetojnë ilegalisht në Iran dhe Pakistan, rrezikohen të dëbohen përfshirë edhe ushtarët që kanë luftuar kundër talibanëve.
Rikthimi i tyre në Afganisant do të nënkuptonte një vdekje të sigurt.
Dhjetëra mijëra ish-anëtarë të Forcave të Sigurisë Kombëtare të Afganistanit kanë ikur në vendet fqinje, pasi talibanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021.