Padyshim që ushqimi ndikon në shëndetin e organizimin dhe mirëqenies sonë. Por, shpesh dietat e gabuara na sjellin pasoja.
Ushqime të cilat na pëlqejnë aq shumë mund të bëhen shkak për problem me zorrët dhe tretjen.
Kallëp proteinash
Ndonëse janë të shëndetshme dhe shumë të njohura, për shkak të sheqerit që përmbajnë dhe aditivëve të tjerë, nuk janë të përshtatshëm për zorrët tona dhe shpesh çojnë në dispepsi.
Buka e bardhë
Për shkak të nivelit të lartë të sheqerit që përmban, buka e bardhë nuk është e dëshirueshme si ushqim i mirë për zorrët.
Mishi i kuq i përpunuar
Përveç të gjitha vitaminave dhe aminoacideve që përmban, përdorimi i tij duhet të jetë i dozuar. Problemi është se në kombinim me bakteret që gjenden në zorrë, mund të çojë në aterosklerozë.
Pijet e gazuara
Këto pije duhen shmangur me çdo kusht, jo vetëm për shkak të zorrëve, por në përgjithësi për shkak të përbërjes nuk i sjellin asgjë të mirë të gjithë organizmit.