Frenimi i nepsit është një nga gjërat më të vështira që mund të bëni kur mbani një dietë.
Kryesisht të ëmblat apo karbohidratet ku futen brumrat dhe yndyrnat janë të dëmshme, por edhe të vështira për t’u hequr nga dieta.
Ka disa ushqime që ju ndihmojnë t’i eliminoni nga dieta.
Avokado
Të mbushura me shumë minerale, vitamina E dhe yndyrna omega 3, avokadot janë një nga ushqimet më të shëndetshme për tu konsumuar në çdo kohë të ditës. Mund t’i konsumoni ashtu siç janë duke i hedhur vetëm pak kripë dhe piper apo t’i shtoni tek sallata.
Vaji i kokosit
Mjafton të zëvendësoni sheqerin me vaj kokosi dhe dëshira për të konsumuar ushqime të pashëndetshme do të largohet.
Kjo për shkak të yndyrnave të shëndetshme që vaji i kokosit mban.
Në këtë mënyrë do të mund të rregulloni jo vetëm peshën tuaj, por edhe metabolizmin i cili punon më mirë kur i jepni për të tretur yndyrna të shëndetshme dhe jo sheqerna.
Arra
Të konsumosh arra e në përgjithësi çdo lloj arrori mund t’ju mbajë larg veseve të të ngrënit të ëmbla apo karbohidrate. Në këtë mënyrë do të ndiheni më të ngopur me ushqime të shëndetëshme, por zgjidhni gjithnjë ato natyrale pa kripë dhe përbërës të tjerë.
Pini ujë
Megjithëse teknikisht nuk futet tek ushqimet, uji është një mënyrë shumë e mirë për të larguar urinë e panevojshme. Mjafton të konsumi sasinë e duhur të ujit në një ditë, rreth 8 gota dhe ndjesia e urisë do të largohet.