Ukraina ka deklaruar se 24 orët e fundit ishin më vdekjeprurëset e luftës deri tani për trupat ruse, në një kohë kur Moska hedh dhjetëra mijëra ushtarë dhe mercenarë të sapo mobilizuar në sulme të pamëshirshme dimërore në lindje.
Ushtria ukrainase ka bërë me dije se ka vrarë brenda natës 133,190 ushtarë rusë dhe e përshkroi këtë shifër si më të lartën që nga nisja e luftës. Ajo tha gjithashtu se trupat ukrainase shkatërruan 25 tanke ruse në dy ditët e fundit.
Raporti i viktimave në trupat ruse nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur dhe Moska mohon se forcat e saj kanë pësuar humbje në një shkallë të tillë. Nga ana tjetër edhe Moska pretendon gjithashtu se ka vrarë një numër të madh ukrainasish.
Lufta po hyn së shpejti në vitin e dytë të saj në një pikë kyçe, me Moskën që përpiqet të rifitojë terren, ndërsa Kievi po përpiqet me tanket perëndimore për një kundër-ofensivë.
Luftimet janë përqendruar për muaj rreth qytetit Bakhmut në Ukrainë në provincën lindore Donetsk, një qytet me një popullsi të para-luftës prej rreth 75,000, të cilën Rusia është përpjekur ta rrethojë.
Moska ka nisur gjithashtu një sulm më në jug kundër Vuhledar, një bastion i mbajtur nga Ukraina në terren të lartë në kryqëzimin strategjik midis vijave të frontit lindor dhe jugor.