Vladyslav Vlasiuk, komisionari për sanksione në zyrën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se raketat ruse dhe raketat lundruese përbëhen edhe nga pjesë të Gjermanisë dhe vendeve të tjera perëndimore, pavarësisht vendosjes së sanksioneve ndaj tyre.
Sipas tij, shumë prej plumbave përmbajnë pjesë të prodhuara nga shtetet perëndimore.
Sipas Ukrainës, diçka e tillë ndodh sepse sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë shmangen përmes shteteve tjera.
Sipas raportit që komisionari u ka dërguar ambasadorëve, pjesa më e madhe e pjesëve të kontrabanduara e kanë pasur pikënisjen nga Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Gjermania dhe Japonia.
Sipas të dhënave, Rusia e ka dyfishuar sasinë e prodhimit të raketave balistike dhe atyre lundruese, nga 512 në 1.061, prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.