Pas finales së Champions League, UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit. Padyshim si një fituese e këtij kompeticioni, formacioni dominohet nga Manchester City, por nuk mungojnë as lojtarë nga Inter apo Real Madrid.
Me rreshtimin 4-3-3, në portë është Thibaut Courtois. Në mbrojtje rreshtohen Bastoni dhe Ruben Dias, Di Marko dhe Wolker. Mesfusha është ekskluzivitet i qytetarëve me Kevin De Bruyne, Rodri dhe Stones ndërsa në sulm është Vinicius, Haland dhe Bernardo Silva.
Ndërkohë përveç kësaj, Uefa ka publikuar dhe çmimet individuale për lojtarë . Rodri, heroi I qytetareve në finalen e Stambollit, u shpall futbollisti më i mirë i sezonit.
Goli më i bukur ishte ai i Erling Haland përballë Dortmund në fazën e grupeve. Sa i përket futbollistit të ri më të mirë u shpall lojtari i Napolit Kvaratshkelia.