UEFA i ka kushtuar një reportazh trajnerit Sylvinho, i cili është vetëm një hap larg kualifikimit me Shqipërinë në finalet e Euro 2024. Ata e kanë ndjekur gjatë punës së përditshme te kuqezinjtë nga diskutimet me stafin e tij, seancat stërvitore apo emocionet që përcjell ndeshja.
“E di që të përfaqësosh një shtet hyn në zemrën e të gjithë njerëzve të atij vendi. Ti e di që ke shumë përgjegjësi për të luajtur me shpirt dhe zemër, sepse përfaqësojmë një vend. Tifozët të cilët vijnë në stadium duan ta shikojnë këtë”, është shprehur ai.
“Është një trajner që po na jep shumë, pasi është tepër energjik. Kemi patur shumë nevojë”, tha Hysaj.
UEFA kujton edhe karrierën e Sylvinho ku ka fituar shumë trofe përfshi 2 herë Champions League.