Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda do të organizojnë Euro 2028. Ky ka qenë vendimi i UEFA-s. Ndërsa Turqia dhe Italia do të jenë organizatorët e Euro 2032.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i dha dritën jeshile ofertës së pesë vendeve. Javën e kaluar Turqia u tërhoq për t’u fokusuar në ofertën e saj të përbashkët me Italinë për Euro 2032.
10 stadiume u përfshinë në ofertën Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës. 6 do të jenë në Angli, ndërsa të tjerat nga Irlanda e Veriut, Republika e Irlandës, Skocia dhe Uellsi.