Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale të dhënat e një viti të Planit Kombëtar të Pastrimit. Të dhënat e postuara nga Rama iu referohet qarqeve Elbasan, Shkodër dhe Berat. Në qarkun e Elbasanit 98 pika problematike, në qarkun e Shkodrës janë pastruar 104 pika dhe në qarkun e Beratit 74 pika problematike.
Kreu i qeverisë shkruan se mbetjet në territorin e vendit ishin të trashëguara edhe nga qeveria “Berisha”. Kryeministri thotë se puna për pastrimin e territorit do të vijojë Mbresëlënëse rezultatet e një viti të Planit Kombëtar të Pastrimit, luftë e mirëfilltë me mbetjet në territor, të trashëguara prej dekadash përmes një grafiku të mirëpërcaktuar edhe gjatë gjithë vitit të ardhshëm.