Autori Salman Ruzhdie i cili ra pre e një sulmi në New York gjatë një seminari për librin e tij, ka dalë nga intubimi dhe është në gjendje të flasë me thikë. Agjenti i tij Andrew Wylie, konfirmoi lajmin për mediat amerikane ndërkohë që më parë kishte deklaruar se autori mund të humbasë njërin sy për shkak të plagëve të marra.
Ruzhdie është përballur për vite të tëra me kërcënime për vdekje vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa besimtarë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi. Personi i akuzuar për sulmin është lënë në paraburgun pa lirim me kusht. Hadi Matar dushohet se u afrua pranë skenës ku po mbahej seminari dhe qëlloi Ruzhdien të paktën 10 herë në qafë, fytyrë dhe bark.
Përpara sulmit, Ruzhdie ishte gati të mbante një fjalim se si SHBA ka shërbyer si një parajsë për shkrimtarë si ai. Romancieri u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pas botimit të Vargjeve Satanike në 1988. Shumë myslimanë reaguan ashpër ndaj tij, duke argumentuar se portretizimi i Profetit Muhamed ishte një fyerje e rëndë për besimin e tyre.
Ai u përball me kërcënime me vdekje dhe udhëheqësi i atëhershëm iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini, nxori një dekret – duke bërë thirrje për vrasjen e tij, duke vendosur një shpërblim prej 3 milion dollarësh.