Fernando Santos është trajneri i ri i Beshiktashit. Portugezi u shkarkua nga pankina e Polonisë pas goditjes që mori në “Air Albania” nga Shqipëria në eliminatoret e Europianit.
Emërimi i Santos është njoftuar nga skuadra turke, e cila i uron mirëseardhjen në klub.
Kujtojmë që Fernando Santos ka fituar Kampionatin Evropian me Portugalinë në vitin 2016.
“Portugezi Fernando Santos është emëruar si trajner i ekipit tonë të futbollit. Ne e mirëpresim në shtëpinë e tij të re. Asistentët e Fernando Santosit janë Joao Carlos Viana Cunha Costa, Paulo Jose Ramos Mendes, Justino Fernando, Ricardo Miguel Candido de Sousa. Santos, Jorge Manuel Caetano do Rosario”, thuhet në njoftim.
Portugalia nën drejtimin e Santos, fitoi Kampionatin Evropian.