Boris johnson njoftoi mesditën e sotme dorëheqjen si Kryeministër, vendim ky i ardhur pasi u braktis nga ministrat e sapo emëruar dhe më shumë se 50 të tjerë në një rebelim që e la qeverinë në prag paralize.
Tetë ministra, përfshirë dy sekretarë shteti, dhanë dorëheqjen dy orët e fundit dhe Johnson, i izoluar dhe i pafuqishëm, nuk i kishte mbetur rrugë tjetër përveçse të japë dorëheqjen.
Pas ditësh me përpjekje për të ruajtur postin, Johnson është braktisur nga të gjithë, me përjashtim të një grushti aleatësh.
Ishte diçka thuajse e pabesueshme zgjedhja e Johnsonit në pushtet në 2019, kur ai fitoi një shumicë të madhe, duke fituar vota edhe në ato pjesë të Britanisë që nuk kishin mbështetur kurrë më parë partinë e tij konservatore.
Edhe ministri i tij i Financave, Nadhim Zahavi, që u emërua në post të mërkurën, i kërkoi shefit të tij të dorëhiqej.
“Kjo nuk është një situatë e qëndrueshme dhe gjendja vetëm sa do të rëndohet më tej. Për ju, për partinë konservatore dhe më e rëndësishmja për vendin, duhet të bëni gjënë e duhur dhe të largoheni tani”, tha ai në Twitter.
Sidoqoftë, BBC shkruan se Johnson do të vazhdojë të shërbejë si Kryeministër deri në vjeshtë në mënyrë që ti lejojë lidershipit konservator të marrë masat e