Kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ka lënë paraburgimin e Vlorës dhe është transferuar në Tiranë, në burgun 313. Kjo sepse ai pritet që të dalë në gjyq në GJKKO për masën e sigurisë.
Beleri u arrestua pak ditë përpara zgjedhjeve me akuzën e korrupsionit, për blerje votash. E ndërsa miku i tij, Pandeli Kokoveshi, i cili u arrestua bashkë me të është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën.
Prokuroria argumenton se ka prova se Beleri do të blinte 8 bota për nga 50 euro, e ndërsa e gjitha skema, sipas organit të akuzës u zbulua nga agjenti i infiltruar.