Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha sot se bisedimet me Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin në NATO do të rifillojnë më 9 mars/ Një vendim i tillë ka ardhur pas një ndërprerjeje për shkak të protestave të zhvilluara në Suedi në janar, ku iu vu flaka Kuranit.
Duke folur në Ankara, Çavuşoğlu tha se takimi do të bëhej në Bruksel dhe do të diskutonte zbatimin e një memorandumi të nënshkruar nga vendet.
Pse u ndalën bisedimet?
Politikani danezo-suedez i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan dogji një kopje të librit të shenjtë mysliman, Kuranit, gjatë ngjarjes.
Ngjarja erdhi disa ditë pasi aktivistët kurdë varën me kokë poshtë një shëmbëlltyrë të Presidentit Erdogan nga një llambë në Stokholm.
Pse Suedia dhe Finlanda kërkojnë anëtarësimin në NATO?
Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO në maj 2022 pas ofensivës ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës.
Të dy vendet kanë nevojë për mbështetjen njëzëri të të gjitha vendeve anëtare të bllokut. Ndërsa shumica i kanë mbështetur kandidaturat, Turqia dhe Hungaria ende nuk e kanë bërë këtë.