Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Gaziantep të Turqisë gjatë natës, kur një helikopter policie humbi kontrollin dhe u rrëzua në rrethana që nuk dihen ende. Nga kjo ngjarje humbën jetën dy pilotët dhe një teknik në bord mbeti i plagosur.
Në bazë të raportit të ministrit të Brendshëm turk, Ali Gerlikaya, thuhet se helikopteri u ngrit nga aeroporti i Hatajit, por u rrëzua në fshatin Kartal të Gaziantepit, pak para se të ulej në aeroportin e zonës.
Pilotët kontaktuan me kontrollorët e trafikut ajror në orën 22:49 të së shtunës mbrëma. Po hetohet për rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.