Mënyra se si mendojmë ndikon në gjendjen se si ndihemi dhe kjo nga ana tjetër drejton sjelljen tonë. Kur përjetojmë një model mendimesh, ndjenjash dhe sjelljesh toksike hyjmë në gjendjen logjike dhe psikologjike të njerëzve që ndihen të pakënaqur, madje edhe emocionalisht të lënë pas dore në marrëdhënien personale.
“Na duket se kudo që të drejtohemi, shohim dhe dëgjojmë për njerëz të pakënaqur dhe të lënduar emocionalisht – dhe në disa raste mjaft seriozisht – në kërkimin e dashurisë,” shpjegon psikologu Jeffrey Bernstein, Ph.D. i cili kreu një analizë.
- Kritika dhe përbuzja. Sipas studiuesit të marrëdhënieve John Gottman, kritika dhe përbuzja mund të provohet veçanërisht shkatërruese për një lidhje dashurie. Shenjat e kritikës dhe përbuzjes përfshijnë elemente të ironisë ose sarkazmës nga partneri , ndërsa në veçanti përbuzja mund të shprehet nëpërmjet kritikës ndaj tjetrit në një vend publik. Epërsia zbulon edhe një mesazh përbuzës dhe toksik. “Të përjetosh një situatë ku personi që do të përçmon vazhdimisht dhe të kritikon, është tepër shkurajuese dhe e pashëndetshme emocionalisht”,—thotë dr. Bernstein.
- Futja në energji negative. A mendoni se këto pak herë që lidheni pozitivisht me partnerin tuaj nuk kanë fare rëndësi, sepse pak më vonë jeni të mbytur me energji negative? A e kupton se ndonjë ndryshim pozitiv i premtuar është i paqëndrueshëm? Në fund të ditës dhe për kohën më të gjatë, a ndieni depresion emocional dhe mpirje? Ndoshta ka ardhur koha të kuptosh se marrëdhënia jote është toksike.
- Neglizhencë e qëllimshme. Dëshmi se partneri juaj ju neglizhon është heshtja e tij ose e saj që ju lë pa frymë dhe të pashpresë, fakti që ai/ajo ju privon nga kontakti fizik dhe pastaj ju akuzon se i jeni lutur apo edhe kur sa herë përpiqeni të relaksoheni dhe të dëboni negativizmin ai humbet në mendimet e tij/saj ose edhe se ai/ajo refuzon të kërkojë ndihmë. Neglizhenca është një formë veçanërisht pasive-agresive e toksicitetit të marrëdhënieve dhe shpesh përparon më keq me kalimin e kohës.