DASHI
Gjatë orëve në vijim, kushtojini vëmendje marrëdhënieve tuaja me të tjerët, si në familje ashtu edhe në punë. Jeni vërtet në baza luftarake, gati të debatoni me të gjithë dhe të pranoni të gjitha provokimet. Mundohuni të qëndroni të qetë. Kafshoni gjuhën nëse është e nevojshme.
DEMI
Më në fund do të keni dy ditë rikuperimi pas një jave jo tamam pozitive, ose më shkurt jo për t’u mbajtur mend… Jeni duke përjetuar një periudhë të veçantë në të cilën po përjetoni edhe ndryshimet e brendshme. Mendoni më shumë për veten tuaj.
BINJAKËT
Do të keni një fundjavë pozitive pasi nuk e keni më Hënën në opozitë. Lajm i shkëlqyer nga dashuria: bëni plane me partnerin tuaj dhe përpiquni të kaloni më shumë kohë së bashku.
GAFORRJA
Gjatë kësaj fundjave ndiheni shumë të lodhur dhe nuk do të arrini të përfundoni atë që keni në mendje. Megjithatë, marrëdhëniet me të tjerët përmirësohen, ndaj relaksohuni pak. Hiqni mendjen nga mendimet negative…
LUANI
Për sa i përket punës gjatë orëve në vijim do të keni një ditë pozitive, veçanërisht nëse jeni i vetëpunësuar. Në dashuri përpiquni të jeni sa më të sinqertë me personin që doni por edhe të jeni të kuptueshëm.
VIRGJËRESHA
Fundjavë pozitive në lidhje me dashurinë falë faktit që yjet janë në favorin tuaj. Nëse jeni beqar, shkoni në vende të reja dhe takoni njerëz të rinj. Nëse jeni çift, filloni të bëni plane me partnerin tuaj.
PESHORJA
Do të keni një fundjavë të qetë dhe disi stresuese. Dyshimet fillojnë të lindin në dashuri, por mos merrni vendime të nxituara. Mundohuni të përfitoni nga fundjava për të pushuar plotësisht.
AKREPI
Ju pret një fundjavë shumë e qetë por brenda pak ditësh gjërat do ndryshojnë dhe rezultatet do të vijnë si në fushën e punës ashtu edhe në atë profesionale. Kushtojini vëmendje të ushqyerit dhe aftësisë fizike.
SHIGJETARI
Gjatë kësaj fundjave përkushtohuni vetes: kujdesuni për dietën dhe gjendjen tuaj fizike, rehatohuni dhe përkëdhelni pak veten duke fjetur më shumë. Rritni vetëvlerësimin tuaj.
BRICJAPI
Kushtojini vëmendje dashurisë gjatë orëve në vijim pasi mund të lindin debate të vogla me partnerin tuaj që mund t’ju sjellin probleme. Edhe mund të jenë të mëdha. Tregoni kujdes në fjalët tuaja dhe shmangni përplasjet.
UJORI
Dëshironi përqafime dhe butësi: blini një dhuratë për vete ose për dikë. Jepini vetes pak qetësi dhe kohë për t’u çlodhur pasi keni vërtet nevojë të relaksoheni.
PESHQIT
Fundjavë rikuperimi pas një jave të vështirë edhe nëse keni ende disa shqetësime në mendjen tuaj. Duhet të relaksoheni paksa.