Në një jetë të përditshme të lodhshme dhe kërkuese është logjike që shkëndija dhe flaka midis një çifti nuk është gjithmonë aq e fortë.
Përgjegjësitë dhe detyrimet na shterojnë energjinë, pjesë e së cilës i japim marrëdhënies sonë. Kështu bëhemi më “formalë” dhe më të largët ndaj partnerit tonë, jo sepse kemi pushuar së kujdesuri për të, por sepse jemi… të lodhur. Kjo nuk ka të bëjë gjithmonë me seksin, por me butësinë që shprehim ndaj personit tjetër.
Sipas Rachel Wright, një redaktore seksi dhe këshilltare marrëdhëniesh, ka disa lëvizje që mund të rritin butësinë në një marrëdhënie dhe nuk kanë të bëjnë domosdoshmërisht me seksin.
Puthje
“Shpesh, ne mendojmë se puthja nuk është aq e rëndësishme, personalisht mendoj se është një nga shprehjet më të buta dhe më të ëmbla të dashurisë sonë ndaj tjetrit. Të vësh fytyrën kaq afër tjetrës dhe të eksplorosh gojën me gjuhën tënde është patjetër një lëvizje e butë dhe shumë seksuale”, tha Ëright.
Përkëdheljet
“Një prekje e vogël në shpatull, krah, fytyrë mund t’i tregojë tjetrit se po mendon për të dhe je me të dhe, për këtë arsye, rrit butësinë në marrëdhënie”.
Sexting
“Shumë mund të mendojnë se sexting është vetëm për ata që dinë të flasin pis. Dhe megjithatë, të gjithë – por të gjithë – mund të jenë të mirë në sexting. Mendoni se si gjatë kohës që jeni në zyrë ose në supermarket dhe merrni një mesazh nga personi për të cilin jeni të interesuar në mënyrë erotike ku shkruhet “Të dua” ose “Mezi pres të të shoh” ose “Mendoj për ty gjatë gjithë kohës”. Ajo mund të jetë kaq e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë kaq nxitëse dhe e butë. Komunikimi i mendimeve dhe i dëshirave na çon në momente shumë të buta në marrëdhënie dhe në forcimin e lidhjes mes dy anëtarëve të çiftit.”