Shpesh në mëngjes nuk dimë se çfarë të gatuajmë për të ngrënë dhe dalim nga shtëpia për në punë ose në shkollë, me stomakun bosh. Kini parasysh se ka receta që janë të thjeshta dhe të shijshme dhe disa prej tyre i keni më poshtë.
Receta e parë është ëmbëlsirë me fruta.Fillimisht hidhni në një enë kos, fruta sipas dëshirës dhe shtoni drithëra. Kjo recetë përmban 193 kalori dhe 17 gram proteina.
Burrito
Për këtë recetë do të duhen të skuqni tre të bardhat e vezëve, shtoni gjysmë piper jeshil dhe një lugë piper shumë djegës. Përziejini 2 lugë djathë Cheddar dhe ¼ filxhan fasule të zezë të ziera. Hidhni salca nëse dëshironi dhe mbështillini me pite.
Një tjetër ide për mëngjes janë edhe picat, të cilat preferohen nga shumica.
Fillimisht përgatisni brumin të cilën duhet ta piqni petën në 450 gradë për 3-4 minuta nga të dyja anët. Lyejeni me ¼ filxhanë salcë domateje, më pas vendosni ¼ filxhanë mozzarella të copëtuar dhe dy feta proshutë dhe 1 filxhanë spinaq. Pasi t’i keni vendosur ingredientët duhet ta piqni sërish deri sa të jetë shkrirë djathi për 5 minuta. Më pas vendosini sipër 1 ose dy vezë, të gatuara sipas dëshirë.